Politikë

redakto

Krizë në Libi
Sarkozy: Ndërhyrja e koalicionit në Libi shmangu mijëra të vdekur
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy pohoi sot gjatë një samiti europian në Bruksel se veprimet ushtarake në Libi shmangën mijëra dhe mijëra të vdekur. "Në Libi, veprimi ushtarak i koalicionit shmangu mijëra dhe mijëra të vdekur", pohoi Sarkozy, gjatë një konference shtypi. Duhej të shmangeshin vdekjet e çmendurisë barbare të një diktatori", këmbënguli ai.

Skeda:Fukushima I by Digital Globe 2 cropped.jpg

Rreziku për njeriun "ende" i ulët
Japonia - Kan: Situata në Fukushima e pararashikueshme
Zbulohen elementë të radioaktivitetit në produktet e ardhura në Greqi nga Japonia. Për këtë arsye do të fillojnë kontrollet e rrepta në dogana, porte e aeroporte; rezultatet do dërgohen në laboratore, e më pas do monitorohen edhe zona të tjera të vendit. Megjithatë, shkencëtarët janë të përmbajtur në deklaratat e tyre për të mos shkaktuar alarm dhe panik.

Greqi, gjenden shenja radioaktiviteti ardhur nga Japonia

Shqiptarët në Maqedoni
Pacolli: Shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë unikë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në kuadrin e vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë, u takua dje edhe me përfaqësuesit e partive politike në Maqedoni, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Branko Cervenkovski, liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe kryetarin e Demokracisë së Re, Ymer Selmani.