Japonia - Kan: Situata në Fukushima e pararashikueshme

Statusi: E mbaruar 25 Mars 2011 16:32 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Situata në centralin bërthamor të aksidentuar në Fukushima mbetet e paparashikueshme, theksoi sot kryeministri japonez, Naoto Kan, dy javë pas cunamit që shkaktoi dëme të rënda në disa reaktorë dhe rrjedhje radioaktive.

Skeda:Fukushima I by Digital Globe 2 cropped.jpg
Radioaktivitet në det - Gjendja në reaktorin atomik në Fukushima kritike

"Situata mbetet e paparashikueshme. Ne po punojmë që situata mos të përkeqësohet. Ne duhet të jemi shumë vigjilentë", deklaroi Kan në një konferencë shtypi.

Operatori i centralit "Tokyo Electric Power" (Teco) pranoi sot se operacionet e ftohjes së reaktorëve me ndihmën e topave të ujit dhe punimeve për vënien në punë të pompave të ujit kanë qënë të ngadalshme për shkak të rrezikut në këtë vend, pas shtrimit në spital të dy punonjësve.

Shih dhe këtë

redakto

Burimet

redakto