Sarkozy: Ndërhyrja e koalicionit në Libi shmangu mijëra të vdekur
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy pohoi sot gjatë një samiti europian në Bruksel se veprimet ushtarake në Libi shmangën mijëra dhe mijëra të vdekur.
"Në Libi, veprimi ushtarak i koalicionit shmangu mijëra dhe mijëra të vdekur", pohoi Sarkozy, gjatë një konference shtypi. Duhej të shmangeshin vdekjet e çmendurisë barbare të një diktatori", këmbënguli ai. Sipas tij, vetëm pak orë më vonë popullsia e Bengazit (lindje, bastion i rebelëve) do të kishte qënë viktimë e një masakre nëse koalicioni nuk do të kishte ndërhyrë.
Sarkozy shtoi se avionët e forcave libiane, të rrëzuar nga një avion gjuajtës francez pas uljes në bazën ajrore të Misratas (lindje), u goditën se ishin nisur të qëllonin mbi popullsinë e pafajshme. Ai justifikoi gjithashtu operacionin ushtarak të koalicionit duke kujtuar se në vitin 1995, nuk ishte bërë asgjë për të shpëtuar popullsinë myslimane boshnjake të Srebrenicës, ku u vranë 8.000 persona.
Shih dhe këtë
redakto- Francë - Juppe: Kadafi diktator i çmendur (24.03.2011)
- Libi - ShBA: Forcat e Kadafit janë tërhequr, por mbeten kërcënim (25.03.2011)
Burimet
redakto- "Sarkozy: Ndërhyrja e koalicionit në Libi shmangu mijëra të vdekur" — Radio Televizioni Shqiptar, 25. Mars 2011