Libi - ShBA: Forcat e Kadafit janë tërhequr, por mbeten kërcënim

Statusi: E mbaruar 25 Mars 2011 16:25 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Forcat besnike të kolonel Muamar Kadafit janë tërhequr, por mbeten ende një kërcënim, vlerësoi gjatë natës shefja e diplomacisë amerikane, Hillary Clinton, e cila përshëndeti edhe kontributin arab në operacionet ushtarake në Libi. "Ne kemi bërë progres të rëndësishëm vetëm në pesë ditë", pohoi sekretarja e Shtetit në një deklaratë, duke nënvizuar faktin se në Bengazi u shmang një masakër.

Skeda:Rafale-ec-1-7.jpg
NATO kontrollon zonën e ndalim-fluturimit në Libi

"Ushtria e ajrit dhe mbrojtja e Kadafit janë bërë mjaftueshëm të paefektshme dhe koalicioni kontrollon qiellin libian...Trupat e Kadafit janë sprapsur, por mbeten një kërcënim i i rëndë për sigurinë e popullsisë", vërejti Clinton, duke shtuar se "koalicioni duhet të mbetet vigjilent dhe i përqendruar".

Ndërsa SHBA-ja përpiqet t'i transferojë përpjekjet ushtarake tek aleatët, Clinton falenderoi vendet arabe për kontributin e tyre, duke u ndaluar veçanërisht tek Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat vendosën dje të angazhojnë rreth 12 avionë luftimi në këto operacione.

Burimet redakto