Pacolli: Shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë unikë

Statusi: E mbaruar 24 Mars 2011 17:36 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në kuadrin e vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë, u takua dje edhe me përfaqësuesit e partive politike në Maqedoni, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Branko Cervenkovski, liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe kryetarin e Demokracisë së Re, Ymer Selmani.

Flamuri e Maqedonisë

Zyra e shtypit e Presidencës kosovare bëri të ditur se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, zhvillimet politike në Maqedoni dhe mundësitë për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Kosovës ishin disa nga temat e diskutimit mes Presidentit Pacolli dhe liderve të partive politike shqiptare në këtë vend. Pas takimeve, në një prononcim për shtypin, Presidenti Pacolli tha se "biseduam për situatën politike në Maqedoni dhe në Kosovë, për mundësitë e bashkëpunimit. Unë gjithmonë e rendis në radhë të parë bashkëpunimin ekonomik, krijimin e mundësive të reja të zhvillimit ekonomik, veprime që çojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve".

Ai u shpreh kundër çdo barriere që pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve, të mallrave e të ideve. Duke folur për shqiptarët në Maqedoni, Presidenti kosovar tha se pozita e shqiptarëve të Maqedonisë është në duart e tyre. "Partitë politike duhet të jenë të kujdesshme, kanë një përgjegjësi shumë të madhe. Unë bëj thirrje për unitet. Ato mund të kenë divergjenca, programe të ndryshme që u ofrojnë qytetarëve. Por, kur është në pyetje kauza kryesore, atëherë duhet të jenë unikë", tha Presidenti Pacolli.

Burimet

redakto