Francë, 4 viktima në një shkollë hebraike

E hënë, 19 mars 2012

Të paktën 4 viktima kanë mbetur të vrarë nga një atentat në një shkollë hebraike në Francë ndërsa një tjetër ëhtë në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Tuluz. Mësohet se viktimat janë një profesor, dy fëmijët e tij si dhe një nxënës tjetër i kësaj shkolle. Sulmuesi menjëherë pas atentatit është larguar me një motoçikletë.

Shumë njerë besojnë se ky sulm ka lidhje me sulmin e para tre ditëve ku mbetën të vrarë 3 ushtarë në këtë zonë të Francës.

Ministria e Brendshme e Francës ka ngritur gjendjen e alarmit në të gjitha shkollat franceze hebraike. Ndërsa presidenti i Francës, Sarkozi është shprehur se kjo është një tragjedi kombëtare dhe është zotuar se autorët e krimit do të dalin para drejtësisë.


Burimet