Opozita libiane falenderon Francën, por shprehet kundër forcave të jashtme në Libi

Statusi: E mbaruar 26 Mars 2011 18:58 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Drejtuesi i Këshillit kombëtar në tranzicion i shkroi një letër presidentit francez, Nicolas Sarkozy për ta falenderuar për veprimin e tij duke i cilësuar ushtarët francezë si çlirimtarë, por duke konfirmuar se nuk dëshironin forca të jashtme në tokën libiane. "Avionët tanë kanë shkatërruar tanke që kishin si synim të martirizonin Bengazindhe të hynin në qytet pa mbrojtje (...). Populli libian ju shikonsi çlirimtarë. Mirënjohja në drejtimin tuaj do të jetë e përjetshme", shkruan Mahmoud Jibril, president i CNT, në një letër të publikuar sot në të përditshmen franceze "Le Figaro".

Gaddafi hedh poshtë rezolutën e OKB-së - Sulmet në Libi vazhdojnë

Goditjet ajrore franceze, amerikane dhe britanike filluan më 19 mars në Libi në kuadër të aplikimit të rezolutës 1973 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke autorizuar përdorimin e forcës në mbrojtje të popullsisë civile dhe vendosjes së një zone ndalim fluturimi në Libi.

"Populli libian, por gjithashtu dhe popujt fqinj, duke filluar që nga vëllezërit tanë tunizianë dhe egjiptianë e shikojnë ndihmën që na keni dhënë një gjest madhor kundrej botës arabe", shtoi Mahmoud Jibril. "Ne nuk dëshirojmë forca të jashtme. Ne nuk do të kemi nevojë. Ne me mbështetjen tuaj do të fitojmë betejën e parë. Ne do të fitojmë me mjetet tona betejat që do të vijnë. Çlirimi ynë do të jetë nesër. Na duhet vetëm pak kohë", nënvizoi ai. Franca ishte vendi i parë që njohu më 10 mars CNT-në si përfaqësuese legjitime të popullit libian dhe priti zyrtarisht përfaqësuesit e saj.

Shih dhe këtë redakto

Burimet redakto