SHBA, Strauss-Kahn jep dorëheqjen nga posti i kreut FMN

Statusi: E mbaruar 20 maj 2011 07:10 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Dominique Strauss-Kahn dha sot dorëheqjen nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe u angazhua të mos largohet nga Nju Jorku me shpresë për të bindur drejtësinë amerikane t'i japë lirinë me kusht.

Dominique Strauss-Kahn

"Dominique Strauss-Kahn njoftoi sot këshillin administrativ të Fondit Monetar Ndërkombëtar për dorëheqjen e tij nga posti i drejtorit të përgjithshëm me efekt të menjëhershëm, theksoi institucioni në një deklaratë të publikuar pak pas mesnate.

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një letër në të cilën ai kërkon pafajsinë. "Për të gjithë, dua të them se hedh poshtë me vendosmërinë më të madhe çdo akuzë që është ngritur kundër meje, shkruan ai që prej burgut të Nju Jorkut, ku ndodhet i ndaluar përkohësisht.

Këto fjalë janë, deklarata e parë publike e Strauss-Kahn, që prej publikimit të çështjes për krim seksual, për të cilën ai u akuzua. Në punonjëse e një hoteli në Nju Jork e akuzoi se e kishte ngacmuar seksualisht dhe se kishte tentuar ta përdhunonte.

Strauss-Kahn do të mësojë nesër nëse dhoma e akuzës, që u mblodh këtë javë me dyer të mbylluara dhe dëgjoi dje dëshminë e viktimës së dyshuar, ka vendosur ta shpallë fajtor, ose me pak gjasa të përfitojë nga rrëzimi i akuzave.

Duke pritur njohjen e këtij vendimi, një audiencë destinuar shqyrtimit të një kërkese tjetër për lirimin e drejtorit të përgjithshëm të FMN-së do të zhvillohet sot në Nju Jork, theksoi një zëdhënës i gjykatës penale të Manhatanit, David Bookstaver.

Burimet

redakto