Stampa:Lajme
Lajme kryesore
redaktoZgjedhje vendore 2011 në Shqipëri
Numerimi e votave
Hapet Kutia 20 27, 2 Rama
- KQZ ka hapur për të shqyrtuar fletët e kontestuara në kutinë Ristani: ‘Në kutinë numër 20 26, njësia bashkiake numër 11, u gjetën 2 fletë votimi për njësinë bashkiake e vlefshme për PS, si dhe dy fletë votimi për kryetar bashkie për kandidatin e PS, Edi Rama’. Seliani: ‘ Kontestoj, kryetari dha 4 anëtarët e KQZ po marrin vendime të jashtëligjshme që i takojnë KZAZ 55”. KQZ, shtyn mbledhjen në orën 17:00. Kanë mbetur edhe 31 kuti për tu numëruar, përkatësisht në KZAZ numër 46,53, 54.
Numerimi e votave
Bashkëshortja e Mubarakut arrestohet nga policia
- Ristani: ‘Në kutinë numër 20 55 janë gjetur 3 fletë të konestura për këshill bashkiak dhe 2 për kryetar bashkie. 1 votë për këshill bashkiak shkon për LSI, 1 shkon për këshillin bashkiak për PS, 1 votë për këshillin bashkiak shkon për PD. Ndërkohë për kryetar bashkie 2 fletë votimi janë për kandidatin e PD, Lulzim Basha’. Gjoncaj: ‘Kontestojmë rezultatin me faktin se një në të njëjtin procesverbal nga përfaqësues tuaj thuhet se ka rreth 200 fletë votimi të hedhura gabim në të gjitha kutitë.
Bllokohet Aksi Fier-Lushnje
Fier, bllokohet aksi nacional Fier-Lushnje
- Komisioni Qendror Zgjedhor miraton ne parim aktin normativ, i cili synon të vlerësojë si të rregullta të gjitha fletët e votimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, të gjendura në kutitë e gabuara. Fletët e votimit janë cilësuar si të kontestueshme nga KZAZ. Ndërsa KQZ vijoi mbledhjen, jashte, para godines qëndruan me ore te tëra deputetë dhe simpatizante të PS-së. Ndërkohë që policia blindoi KQZ me dy kordonë policor. Paraditja u shoqerua me tensione. Deputetët PS s'u lejuan të hyjnë në mbledhjen e KQZ.
Zgjedhje vendore 2011
Tensionohet situata jashte KQZ-se
- Tension jashtë KQZ. Turma e militantëve socialiste per disa minuta kanë tentuar të shtyjnë e të çajnë kordonin policor për të hyrë në oborrin e KQZ. Kordoni policor me policë me skafandra është më i përforcuar se një ditë më parë. Ndërkohë që te dera, ne hyrje te godinës se KQZ-se, janë vendosur kordonë të tjerë policor. Në rresht të parë vihen re deputetët PS, si Taulant Balla, Sajmir Tahiri, Fatmir Toçi. Militantet therrasin emrin e kryetarit socialist, kandidat per bashkine e Tiranes.
Zgjedhje vendore 2011
Hapet Kutia 1793, fleta e numeruar per Bashen, me shenje
- Në kutinë 17 93 u morën në shqyrtim një vote që ishte për Lulzim Bashën. Sipas Subashit zarfi që u hap nuk është zarfi i fletëve të kontestuara. Sipas saj është “një zarf që nuk i përket fletëve që u gjendën aty, që lejon të mendon një pikëpyetje të madhe. Kush i futi këto fletë votimi në këtë zarf. Përgjigjen do e marri hetimi I zgjedhjeve në Shqipëri.
Numerimi e votave
KQZ: Do numerohen dhe fletet ne 5 kuti te tjera
- KQZ miraton me 4 vota ( vetëm votat e anëtarët e maxhorancës) dhe numërimin e fletëve të panumëruar dhe për 5 kuti të tjera. Kreu i KQZ-së tha se “procesi i numërimit nuk ka mbaruar, dhe dalin ende fletë të tjera të panumëruara.” Kështu listës së hapjes së kutive do i shtohen dhe kutitë 1793, 1796 1799, 18 09/1 . Perfaqesuesit e PS kundershtojne, Përfaqësuesi i PS Eridian Saliani tha se “ju si KZAZ duhet të ktheheni në KQZ për të marrë vendim në lidhje me këtë numëruar”.
Zgjedhje vendore 2011
Debate per aktin normativ te miratuar dje nga KQZ
- Përfaqësuesi i PS-së Gjoncaj kërkoi “vërtetimin juridikisht të aktit që votuat dje.” “Ky akt po provon pasoja në ndryshimet e tabelave të rezultateve. Para se të ninsi me hapjen e kutive të tjera duam të jemi në dijemi të vëretetojmë juridikisht cdo akt.”-tha Gjoncaj. Nga ana e tij KQZ-së Ristani tha se po “Vazhdojmë me vendimmarrje të ndërmjetme”
KQZ nis mbledhjen
KQZ nis mbledhjen, replika subashi - Ristani
- Nënkryetarja e KQZ-së Deshira Subashi tha se Ristani i është drejtuar asaj në mënyrë “fyese” dhe për këtë do ndiqte rrugën ligjore.Ajo i bëri thirrje publike Ristanit "që mirësjelljen time mos e keqpërdoro”. "Dua tju them se vendsmërinë time mos e vini në provë, sepse këtë vendosmëri e kam të provuar nga jeta ime"- vazhdoi Subashi. Mos u merr me cështjen e moshës time. Mosha në profesion është vlerë.
Zgjedhje vendore 2011
PS paralajmeron nisjen e protestave
- Partia socialiste do të nisë nga dita e sotme protesta popullore në të gjithë vendin me qëllim rrëzimin e qeverisë Berisha. Vendimi u mor ne mbledhjen e grupit te kësaj partie orët e vona të mbrëmjes së të mërkures. Në mbledhjen e dyte radhazi brenda 24 orëve, deputetet socialiste vendosën në unanimitet që të nisin protestat në të gjithë vendin nga veriu ne jug. Protesta pritet të nisë fillimisht ne Tiranë,jashte godines se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të kundërshtuar vendimet e këtij komisioni për numërimin e fletëve të kontestuara dhe paralelisht me to do të zhvillohen protesta në mbrojtje të votës së lirë edhe në qytete të tjera.
Mbledhja të KQZ-së
Mbledhja dje ne KQZ
- Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Socialiste, Genc Gjonçaj dhe Eridian Saliani, pretenduan në disa raste se KQZ nuk po vlerësonte votat e kontestuara por ato të shpallura si të pavlefshme nga KZAZ-të. “Cila është procedura? Tabela 17/84 nuk ka asnjë kontestim do të thotë se ky grup numërimi nuk i është drejtuar KZAZ por e ka vlerësuar këtë tabelë dhe e ka shpallur të pavlefshme 17 fletë votimi”, u shpreh Saliani, referuar kutisë që i përkiste KZAZ-së Nr.48, të njësisë bashkiake Nr.4.
Komisioni Qendror Zgjedhor
KQZ shtyn neser mbledhjen hapen 20 kuti, 46 fletë për Bashën,14 për Ramën
- Komisioni Qendror Zgjedhor miraton ne parim aktin normativ, i cili synon të vlerësojë si të rregullta të gjitha fletët e votimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, të gjendura në kutitë e gabuara. Fletët e votimit janë cilësuar si të kontestueshme nga KZAZ. Ndërsa KQZ vijoi mbledhjen, jashte, para godines qëndruan me ore te tëra deputetë dhe simpatizante të PS-së. Ndërkohë që policia blindoi KQZ me dy kordonë policor. Paraditja u shoqerua me tensione. Deputetët PS s'u lejuan të hyjnë në mbledhjen e KQZ.
Atmosferë tensionesh godisinë me policinë
Tension para godinës së KQZ, mbeten të lënduar 4 policë
- Është tensionuar situata para godinës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë që po numërohen votat e panumëruara për kryebashkiak të Tiranës. Mbështetësit e opozitës se bashku me disa deputetë të Partisë Socialiste tentuan të hyjnë brenda godinës. Ata kanë shtyrë forcat e policisë dhe janë përplasur me gardhin e krijuar nga uniformat blu. Në krye të turmës që kërkon të çajë kordonin e policisë ndodhet deputeti Saimir Tahiri. Nga konfrontimet, mbetën të lënduar katër punonjës policie, një nga te cilët është dërguar menjëherë për të marrë ndihmën mjekësore.
Krisë në Tiranë
Tiranë: Atmosferë tensionesh
- Situata jashtë ndërtesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve paraqitet pak më e qetë, ndryshe nga ç’ishte disa orë më parë kur mbështetës të Partisë Socialiste tentuan të thyejnë kordonin e policisë, në përpjekje për të hyrë brenda institucionit kryesor që administron procesin zgjedhor, transmeton Rel. Si pasojë e këtij konfrontimi fizik, policia e shtetit njoftoi se të paktën dy pjesëtarë të saj janë lënduar lehtë dhe janë dërguar në spital për mjekim. Ndërsa, nga radhët protestuesve nuk raportohet për të plagosur.