KQZ nis mbledhjen, replika subashi - Ristani
Nënkryetarja e KQZ-së Deshira Subashi tha se Ristani i është drejtuar asaj në mënyrë “fyese” dhe për këtë do ndiqte rrugën ligjore.Ajo i bëri thirrje publike Ristanit "që mirësjelljen time mos e keqpërdoro”. "Dua tju them se vendsmërinë time mos e vini në provë, sepse këtë vendosmëri e kam të provuar nga jeta ime"- vazhdoi Subashi.
Mos u merr me cështjen e moshës time. Mosha në profesion është vlerë. Nga ana e tij Ristani tha se kjo kishte ndodhur pasi “Ju ndryshuar qëndrim, dhe morët urdhër politik për të vepruar kundra ligjit”. Sipas tij përmendja e moshës e kishte bërë për shkak se i kishte mbaruar mandati dhe se qëndrimi im “nuk është cinik, por është detyrim ligjor që më është dashur ta bëj.”
Gjatë ditës së djeshme KQZ ka numëruar 20 kuti votimi tek të cilat kanë rezultuar 60 fletë votimi të panumëruara. Nga 60 fletët e numëruara, rezultuan 46 në favor të kandidatit demokrat, Lulzim Basha dhe 14 vota për Edi Ramën. Nëse këto vota do t’i shtohen rezultatit paraprak për kryeqytetit, atëhere Basha momentalisht figuron fitues me 22 vota më shumë se rivali i tij socialist i “Aleanca për të Ardhmen”. Procesi i numërimit të votave të kontestuara në KQZ zgjati për rreth 12 orë për t’u ndërprerë në orën 23:54 të mbrëmjes së djeshme dhe per tu nisur sot ne oren 10:00.
Burimet
redakto- "KQZ nis mbledhjen, replika subashi - Ristani" — BalkanWeb, 19. Maj 2011