Tension para godinës së KQZ, mbeten të lënduar 4 policë
Është tensionuar situata para godinës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë që po numërohen votat e panumëruara për kryebashkiak të Tiranës. Mbështetësit e opozitës se bashku me disa deputetë të Partisë Socialiste tentuan të hyjnë brenda godinës.
Ata kanë shtyrë forcat e policisë dhe janë përplasur me gardhin e krijuar nga uniformat blu. Në krye të turmës që kërkon të çajë kordonin e policisë ndodhet deputeti Saimir Tahiri. Nga konfrontimet, mbetën të lënduar katër punonjës policie, një nga te cilët është dërguar menjëherë për të marrë ndihmën mjekësore.
Mbështetësit e Partisë Socialiste kanë ushtruar presion mbi forcat e policisë duke i hedhur edhe shishe e sende të forta, transmeton ABC.
Burimet
redakto- "Tension para godinës së KQZ, mbeten të lënduar 4 policë" — ShqipMedia, 19. Maj 2011