E enjte, 20 tetor 2011


Një foto e Gadafit në 2009.


Sot Agjensia e Lajmeve Rojters ka bër të ditur se diktatori Libisë Moamer Al Gadafi është vrarë nga Keshili Kombtar kalimtar për Çilrim i Libisë. Gadafi u vra në vendlinjen e tij me konkretisht në Sirte pasi që Fronti për çilrim të Libisë morri nën kontroll Sirten po ashtu Televizoni Al Xhazira ka publikuar fotografi dhe një video ku tregon Gadafin e vrarë të shtrirë në në tokë i gjakosur. Forcat e frontit Libian kanë treguar së është vrarë edhe Gjenerali i Ushtrisë Libane ndresa disa Kolonelë dhe disa Besnikë të Gadafit janë në arrati dhe po perpiqen të shkojnë në Algjeri. Gadafi ishte në pushtet në Libi që nga viti 1969 e deri në vitin 2011 kur Kshilli Kombtar Kalimtar u njoh si qeveri nga OKB-ja.

Pas autopsisë ka rezultuar se Gadafi është qëlluar me plumb në kokë. Disa foto te Daily Mail kanë përgenjeshtruar deklaratat e qeverisë së re të Libisë, se Gadafi është vrarë nga një e shtënë me armë gjatë rrugës për në spital. Në një foto tregohet ish lideri libian me nje pistolete ne koke dhe nje sekond me pas diktatori nuk degjohet më. Ndërsa, skena tjetër tregon Gadafin të pajetë të shtirë përtokë.

Besohet se Gadafi është futur i gjallë në mesin e rebelëve. Ai u ka kërkuar atyre që t'ia falin jetën pasi është në kundërshtim me ligjin islamik, por rebelët e kanë goditur me shuplaka dhe në fund i kanë dhënë goditjen përfundimtare me armë duke e lënë të vdekur.

Burimet