Libia është e gatshme për negociata dhe reforma politike
Ish-kryeministri i Libisë Abdul Ati al Obeidi, anëtar i delegacionit libian në mbledhjen me Unionin Afrikan sot në Adis Abeba deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të negociojë me kryengritësit opozitarë dhe të pranojë reforma politike, duke përfshirë edhe zgjedhje.
Negociatat e propozuara dhe reformat eventuale politike do të mund të jenë hap i madh përpara, drejt përfundimit të përleshjeve mes forcave lojale të liderit libian Moamer Gadafit dhe kryengritësve.
Obeidi theksoi se për dhunën në Libi përgjegjës janë "ekstremistët" dhe intervenimet e jashtme.
Unioni Afrikan paraprakisht bëri thirrje për vendosjen e periudhës kalimtare, e cila do të çojë drejt zgjedhjeve demokratike në Libi.
Mbledhja në Adis Abeba paraqet pjesë e përpjekjeve që të arrihet armëpushim dhe zgjidhje politike për Libinë.
Burimet
redakto- "Libia është e gatshme për negociata dhe reforma politike" — Idividi, 05. Prill 2011