Rinis beteja në Misratë, "Stalingradin" e Libisë
, April 24, 2011
Lufitmet kanë rifilluar në Misrata, qytetin e tretë më të madh të Libisë, duke shkaktuar të paktën 25 të vrarë, me gjithë paralajmërimet e qeverisë së Gadafit se do të ndërpiteshin sulmet.
Televizioni kataras Al-Jazeera njofton se të paktën 71 veta janë plagosur, ndërkohë që trupat e kolonel Gadafit rinisën sulmet kundër kryengritësve, që kanë mbrojtë qytetin e rrethuar prej tashmë dy muajsh.
Gazeta britanike Independent e ka quajtur Misratën "Stalingrad" të Libisë, duke krahasuar betejën në qytetin arab me luftimet e ashpra e të kushtueshme që patën zhvilluar sovjetikët kundër gjermanëve në Volgograd e sotshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Referenca
redakto- Kim Sengupta. "Misrata becomes Libya's Stalingrad" — Independent, 24 prill 2011
- "Heavy fighting grips battle-ravaged Misurata" — Al-Jazeera, 24 prill 2011