E enjte, 1 mars 2012

Vazhdon te rritet edhe më shumë papunësia në Eurozonë duke arritur shifrat prej 10.7%. Këto shifra bëhen të ditura nga Eurostat dhe sipas tij numri i të papunëve në 17 vendet evropiane që përdorin monedhën Euro është 16.9 milionë.

██ Shtetet pjesëmarrëse në Eurozonë që nga 1999

██ Shtetet pjesëmarrëse pas vitit 1999

██ Shtetet anëtare të BE-së që nuk përdorin monedhën Euro

Papunësia në Itali është rritur me 9.2% gjatë muajit janar duke shënuar në këtë mënyrë shifrën më të lartë të papunësisë që kur vendi vendosi përdorimin e Euro-s. Vendi me përqindjen më të lartë të papunësisë është Spanja me 23.3%, ndërsa Austria është vendi me përqindjen më të ulët të papunësisë.

Ky lajm bëhet i ditur pikërisht në javën kur Banka Qendrore Evropiane deklaroi se do të sigurojë edhe me 530 miliard euro kreditim me interesa të ulëta për 800 banka evropiane.


Burimet