Rekord historik i arit ndaj dollarit
Ari kapërceu dje për herë të parë pragun e 1 450 dollarë për onc në një treg të shqetësuar nga tensionet gjeopolitike në botën arabe, rritja e çmimit të naftës bruto dhe kriza e vazhdueshme e borxheve publike europiane.
Çmimi i një onc ari në treg arriti deri në 1.457,45 dollarë, si asnjëherë tjetër, duke kapërcyer edhe nivelin më të lartë të regjistruar më 24 mars, me 1.447,82 dollarë.
Nga ana tjetër, një onc argjend arriti deri në 39,3025 dollarë, një çmim i paregjistruar më parë që prej shkurtit 1981.
Të dyja metalet kanë përfituar nga dobësimi i monedhës amerikane.
Burimet
redakto- "Rekord historik i arit ndaj dollarit" — BalkanWeb, 06. Prill 2011