Wikileaks trondit diplomacinë, dosje edhe për Shqipërinë

Statusi: E mbaruar 21:35, 29 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Faqja Wikileaks në Internet publikon të shumepriturat, mesazhe diplomatike mes Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ambasadave apo përfaqësive amerikane nëpër botë. Janë afro 250 mijë dokumente diplomatike, korrespondenca mes DASH dhe përfaqësive diplomatike në vende të ndryshme të botës.

"Gazeta Shqiptare" bën të ditur sot se emri i Shqipërisë përmendet në 822 file, apo dokumente sekrete. Mes këtyre dokumenteve sekrete ka dhe dokumente ku flitet për Shqipërinë. Sipas të përditshmes gjermane "Der Shpigel" dokumentet sekrete për vendin tonë (file) janë të ambasadës amerikane dhe datojnë nga viti 1997 deri më 2010.

Gazeta prestigjioze ka bërë klasifikimin të 452 fileve që lidhen me Shqipërinë, prej të cilave 1 është klasifikuar Noforn, tejet sekret edhe për aleatët, 8 janë sekret, dy janë Cofidential Noforn, 147 konfidenciale, 169 janë për përdorim të brendshëm dhe 125 Unclassififeld. Ende nuk janë bërë të ditura se çfarë përmbajnë këto materiale por thuhet se pjesën më të madhe të tyre do e zënë marrëdhëniet kufitare me Shqipërinë dhe Greqinë. Dokumentet pritet të nxjerrin fakte të forta në lidhje me marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës dhe për paktin ujor mes dy vendeve që u rrëzua pak muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese në Tiranë.

Ndërkohë dosje sekrete ka edhe për Kosovën e cila ka 1320 dokumente sekrete, Greqia 1758 dokumente sekrete, Maqedonia 783, ndërsa Turqia mban rekord në rajon dhe listohet e dyta në botë për sasinë e dokumenteve sekrete pas Irakut me 11086 dokumente sekrete. Siç del nga klasifikimi i vendeve të përfshira në "Hiroshimën" Wikileaks, Iraku mban vendin e parë me 15365 dosje sekrete.

“Gazeta Shqiptare” citon sot Elisabeth Lewis, asistente per shtypin në Ambasaden SHBA e cila e konsideron të rrezikshëm për mijëra njerëz publikimin e tyre. Diplomatja amerikane thotë se nuk ka asnjë koment lidhur me informacionet të cilat kanë dalë së fundmi në sajtin e Wikileaks. “Ne jemi një institucion zyrtar, ndërkohë që informacionet në fjalë kanë dalë nga një një burim jozyrtar.”- citohet të ketë thënë zonja Lewis.

Lista e plotë e vendeve të cilat përmenden janë në këtë faqe online: http://public.tableausoftware.com/views/tags/Country

BBC shkruan sot se deri tani janë publikuar 220 nga 251, 287 dokumente të cilat përshkruhen si „mesazhe“ amerikane. Sidoqoftë të gjitha dokumentet ( file) i janë dhënë 5 grupeve mediatike përfshi dhe “New York Times” and “Guardian”

Publikimi i dokumenteve ka zemëruar Uashingtonin: Shtëpia e Bardhë, nëpërmjet një deklarata të botuar sot thotë se “zbulimi i tillë i rrezikon diplomatët, profesionistët e inteligjencës dhe popullin në mbarë botën, që vijnë në Shtetet e Bashkuara për ndihmë, në promovimin e demokracisë dhe të qeverisë së hapur”.

El Pais publikon hartën e klasifikimit

redakto

E përditshmja spanjolle El Pais publikon hartën e klasifikimit të selive diplomatike Amerikane në vende të ndryshme të botës që kanë dërguar më tepër dokumente në Washington.

Në vendin e parë renditet Ambasada Amerikane në Ankara me 7.918 telegrame të dërguara , më pas renditet selia e Bagdatit me 6.677 dokumente të dërguara dhe në vendin e tretë Ambasada në Tokio me 5.697 telegrame me informacione sekrete të dërguara drejt Ëashingtonit.

Sipas klasifikimit të El Pais, Italia renditet në vendin e 16 me 3.012 file të nisura ndërsa selia amerikane në Shqipëri ka nisur rreth 822 dokomente.

SHBA:Publikimi i dosjeve, sulm ndaj komunitetit ndërkombëtar

redakto

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dënoi publikimin e dosjeve të klasifikuara të diplomatëve Amerikanë, duke e cilësuar një veprim të tillë si sulm kundër komunitetit ndërkombëtar. Reagimi i saj erdhi pas publikimit të 250 mijë mesazheve të të dërguarve Amerikanë në mbarë botën nga faqeja e internetit ËikiLeaks.

Klinton tha se puna e diplomatëve duhej të mbahej sekrete, në mënyrë që ajo të ishte efektive. Klinton tha se “ky akt nuk është vetëm një sulm ndaj interesave Amerikane dhe politikës së jashtme të vendit tone, ai është nje sulm ndaj komunitetit ndërkombetar, aleancës dhe partnerëve tanë. Jam e bindur se partneriteti që presidenti Obama ka ndërtuar me aq mund nuk do të tronditet nga një akt i tillë”.

Ndërkaq Shtëpia e Bardhe ka urdhëruar agjencitë qeveritare që t'i rishikojnë procedurat për mbrojtjen e informatave të fshehta, Drejtori i Zyrës për Administratë dhe Buxhet, Xhejkob Li, tha se pamundësia e agjencive për t'i ruajtur informatat e besueshme është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.

Edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs tha se publikimi i këtyre dosjeve përbën një krim dhe shqetësim për të gjithë.

Shihe dhe këtë

redakto

Burimet

redakto

BalkanWeb.com (29.11.2010)