Wikileaks: Uashingtoni shumë skeptik ndaj Moskës

Statusi: E mbaruar 17:06, 28 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Megjithë deklaratat publike për përmirësimin e raporteve, Uashingtoni duket se i sheh me skepticizëm të thellë krerët politikë në Moskë.

Wikileaks

Gazetat "New York Times" dhe "Washington Post", duke iu referuar të dhënave të Wikileaks, bëjnë të ditur se strukturat e sistemit rus janë cilësuar prej diplomatëve amerikanë si të korruptuara e deri mafioze, shumë të centralizuara e ndonjë herë edhe brutale. Me tone tejet kritike është vlerësuar edhe qeveria ruse. Në raporte të ambasadës amerikane të vitit 2009, Moska akuzohet për mungesë transparence zyrtare për mungesë transparence në bashkëpunimin për çështje të mbrojtjes. Kryeministri rus Vladimir Putin ka hedhur poshtë në një intervistë për rrjetin televiziv CNN dyshimet në procesin e demokratizimit në vendin e tij, dhe ka ritheksuar vullnetin për bashkëpunim me SHBA-në në çështje qendrore ndërkombëtare.

Shihe dhe këtë

redakto

Referenca

redakto