E diel, 18 mars 2012

Ky artikull përmend Fondacionin Wikimedia, një nga projektet e tij, ose njerëz që lidhen me të. Wikilajme është një projekt i Fondacionit Wikimedia.

Sot më 18 mars 2012 kanë kaluar plot një vit që nga krijimi i Wikilajmeve. Wikilajme është një projekt shumëgjuhësh që ka për qëllim të sjellë lajme të vërteta, të besushme e të paanshme. Wikilajme apo siç njihet ndryshe edhe Wikinews ekziston deri më tani në 33 gjuhë mes të cilave është edhe gjuha shqipe.

Logoja e Wikilajmeve

Por si lindi ky projekt në gjuhën shqipe? Wikilajme u propozua që në vitin 2008 dhe u fut në një fazë testimi në Wikimedia Incubator. Deri në vitin 2010 askush nuk po shruante lajme në të, ndërsa në vitin 2010 dhe 2011 Wikilajme filloi të mbushej me lajme të ndryshme. Pasi u plotësuan të gjitha kërkesat e Wikimedia Incubator, Wikilajme më 18 mars 2011 u krijua në domeinin e vet sq.wikinews.org.

Ky projekt në gjuhën shqipe për momentin është i 27-ti në listën e Wikilajmeve, përmban 739 artikuj dhe ka vetëm 7 përdorues aktivë.


Burimet

Lidhje të jashtme

 
Wikinews
Ky artikull është një raportim origjinal nga anëtarët e Wikilajmeve. Shikoni faqen e diskutimeve për më shumë detaje.