Rifillon konkursi Wiki Loves Monuments 2015
E martë, 1 shtator 2015
Ky artikull përmend Fondacionin Wikimedia, një nga projektet e tij, ose njerëz që lidhen me të. Wikilajme është një projekt i Fondacionit Wikimedia. |
Pas organizimit të parë gjatë vitit 2014 FLOSSK (Kosovë) dhe Open Labs (Shqipëri) riorganizojnë për herë të dytë garën e fotografisë Wiki Loves Monuments Kosovë dhe Shqipëri.
Wiki Loves Monuments është një konkurs fotografik ndërkombëtar i monumenteve, organizuar nga Fondacioni Wikimedia nga 1 deri më 30 shtator 2015. Wikimedia është fondacioni që fuqizon Enciklopedinë e lirë Wikipedia – një bashkëpunim global me autorë vullnetarë nga e gjithë bota.
Trashëgimia kulturore është një pjesë e rëndësishme e dijes që Wikipedia mbledh dhe shpërndan. Të gjithë mund të kontribuojnë me imazhe, apo të shkruajnë artikuj. Një imazh vlen sa një mijë fjalë, në çdo gjuhë në të njëjtën kohë dhe entuziastët vendas mund të (ri)zbulojnë rëndësinë kulturore, historike, apo arkitektonike të rrethinës së tyre.
Gara filloi më 2012 si një provë e vogël në Holandë e cila mblodhi 12,500 fotografi. Më 2014 më shumë se 9,000 fotografë ngarkuan mbi 321.000 fotografi të licencuara lirshëm të ndërtesave historike, monumenteve dhe vendeve të trashëgimisë kulturore në 41 vende, duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë. Shqipëria dhe Kosova marrin pjesë së bashku për herë të dytë në Wiki Loves Monuments në frymën e bashkëpunimit kulturor në mes të dy vendeve dhe komuniteteve free libre open source.
Çdo konkurs kombëtar do të jetë në gjendje të emërojë disa nga fotot e tyre fituese për konkursin ndërkombëtar. Këto fotografi të emëruara do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e cila më pas do të ndajë shpërblime për fotot më të mira nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.
Rregullat dhe më shumë informacion mund të gjendët në www.wikilovesmonuments.al.
Burimet
redakto- "wikilovesmonuments.al: Rifillon konkursi Wiki Loves Monuments 2015" —
- "openlabs.cc: Rifillon konkursi Wiki Loves Monuments 2015" —