Kultura dhe Teknologjia

redakto

Pijet energjike
Pijet energjike dëmtojnë dhëmbët
Pijet energjike janë ndër pijet më të dëmshme për shëndetin e dhëmbëve dhe shkatërrojnë zmaltin më shumë se uji mineral dhe lëngjet e pemëve. Pijet energjike përmbajnë shtesa të thartirës së limonit, andej me rastin e blerjes duhet me kujdes të lexohet përbërja e pijeve. Dhe, sipas mundësive, të shmangen ato që kanë më shumë thartinë limoni.

Hëna
Zbulohet shpella në Hënë ku mund të jetojnë njerëzit
Jeta jashtë tokës ndoshta është e mundshme edhe për njerëzit, meqë shkencëtarë të Indisë kanë zbuluar një shpellë të madhe vullkanike në Hënë, e cila mund t’u shërbejë vizitorëve nga planeti ynë për strehim. Jetesën e njerëzve në hënë e bën të mundur temperatura konstante rreth 20 gradë Celsius nën zero, që është shumë më e përshtatshme se temperatura në territoret e tjera të Hënës, të cilat alternojnë nga minus 180 deri në + 130 gradë.


Astronomia
Zbulohet ylli më i ftohtë i qiellit
Astronomët e Universitetit në Hawai kanë zbuluar yllin më të ftohtë që njeh njeriu. Temperatura e sipërfaqes së tij është 97 gradë Celsius, ndërsa ndodhet 75 vjet drite larg Tokës. Yjet e tilla, të ftohta kanë përbërje kimike të yjeve, por masa e tyre nuk është mjaft e madhe për të krijuar presion të duhur të nevojshëm për të krijuar fuzionin nuklear në brendësinë e tyre.