Zbulohet shpella në Hënë ku mund të jetojnë njerëzit
Jeta jashtë tokës ndoshta është e mundshme edhe për njerëzit, meqë shkencëtarë të Indisë kanë zbuluar një shpellë të madhe vullkanike në Hënë, e cila mund t’u shërbejë vizitorëve nga planeti ynë për strehim.
Jetesën e njerëzve në hënë e bën të mundur temperatura konstante rreth 20 gradë Celsius nën zero, që është shumë më e përshtatshme se temperatura në territoret e tjera të Hënës, të cilat alternojnë nga minus 180 deri në + 130 gradë.
Tavani i kësaj shpelle është i trashë 40 metra, që ofron mbrojtje të shkëlqyeshme nga rrezatimi. Shpella është e gjatë 1.7 kilometra dhe e gjerë 120 metra, është konstatuar përmes analizës së fotografive 3 D, të cilën e ka bërë vëzhguesii dërguar në hënë Chandrayaan 1.
Mjafton që në shpellën e zbuluar të mund të vendoset një qytezë e Hënës. Sipas zbuluesesve Indian zbulimi i kësaj shpelle do të shpejtojë kolonizimin e Hënës, por shkencëtarët tërheqin vërejtjen se kjo nuk mund të pritet së paku brenda 20 vjetësh.
Burimet
redakto- "Zbulohet shpella në Hënë ku mund të jetojnë njerëzit" — BalkanWeb, 25. Mars 2011