Maqedoni, Ivanov apel për zgjedhje të qeta
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov bëri thirrje për zgjedhje të qeta dhe demokratike, me të cilat do të tregohet se Maqedonia është një vend demokratik.
- 12 prill 2011: Vëzhgim i rreptë i zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni
- 19 mars 2011: Kryesojnë Ahmeti dhe Gruevski
- 19 mars 2011: Balkan: Kontributi gjerman ne Energji
- 19 mars 2011: BDI dhe VMRO-DPMNE, tërhoqën amendamentet
- 19 mars 2011: Aliu: Shqiptarët kanë nevojë për lëvizje ndryshe në Maqedoni
“Do të doja t'u bëj thirrje qytetarëve tanë që ta respektojnë shtetin dhe të kenë respekt ndaj tërë asaj që ne e kemi arritur gjatë 20 viteve të fundit që nga pavarësia. Dhe atë duhet ta tregojmë të dielën, në ditën e zgjedhjeve”,- theksoi presidenti Gjorge Ivanov nga Roma, ku po merr pjesë në shënimin e 150-vjetorin e bashkimit të Italisë.
Ndërkohë që mediat vendase bëjnë me dije se të dielën presidenti Ivanon deklaroi se qytetarët duhet ta japin votën e tyre për ata të cilët gjatë katër viteve të ardhshme do t’i paraqesin në Parlament dhe do të duhet të sjellin vendime për atë çka Maqedonia duhet të realizojë, përkatësisht realizim sa më i shpejtë i qëllimeve strategjike sic është anëtarësimi në NATO dhe BE.
Burimet
redakto- "Maqedoni, Ivanov apel për zgjedhje të qeta" — BalkanWeb, 02. Qershor 2011