Statusi: E mbaruar 18:05, 20 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Anketa e Institutit për Hulumtime Politike, tregon se partnerët e koalicionit qeveritar, VMRO-DPMNE dhe BDI, vazhdojnë të kenë mbështetjen më të madhe të qytetarëve.

Sipas rezultateve të këtij sondazhi, të realizuar nga data 10 deri më 14 dhjetor, pothuajse të gjitha partitë politike shënojnë një rritje të caktuar të besueshmërisë tek qytetarët. Prej partive shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kryeson me besueshmëri prej 6,9 %, që krahasuar me anketën e realizuar nga po ky institut vetëm 10 ditë më parë, është për 0,6 % më shumë. Pas BDI-së është Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), e cila ka mbështetje prej 2,6 %, ose për 0,4 % më shumë se në anketën tjetër të realizuar brenda këtij muaji. Ndërsa,e treta radhitet Demokracia e Re (DR) e cila ka mbështetje prej 1,8 %, që është për 0,7 % më shumë se anketa paraprake.

Sa i përket partive politike maqedonase, VMRO-DPMNE vazhdon të kryesojë me 23,3 %, ndërsa pas saj radhitet Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) me 11,4 për qind. Prej liderëve politik, Ali Ahmeti vazhdon të mbështetet nga populli shqiptar, i cili preferohet nga 25,5 për qind nga të anketuarit, kurse pas tij me 10,8 për qind mbështetje është Menduh Thaçi, ndërkaq anketa nuk ka regjistruar mbështetje për kreun e DR-së, Imer Selmani. Nga liderët maqedonas, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dhe presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov, janë të parët në listën e mbështetjes, edhe atë me 47 për qind. Kurse kreu i LSDM-së opozitare, ndërkaq, gëzon simpatitë e 28, 3 % të qytetarëve të vendit.

Burimet redakto