Më 6 korrik beteja e fundit ligjore për Tiranën

E enjte, 30 qershor 2011

Partia Socialiste ka dorëzuar sot në mëngjes kërkesën e fundit ankimore për Bashkinë e Tiranës. Kjo kërkesë ka dy objekte: kundershtimin e vendmimit numër 1158 të KQZ-së si dhe shpalljen të pavlefshëm të procesit zgjedhor në 284 Qendra Votimi pasi sipas saj në këto Qendra Votimi janë gjetur parregullsi të shumta si mosrakordimi i numrave deri te mungesa e kodit të pestë, apo zhdukja e zarfit me fletët e votimit të pavlefshme.

Ndërkohë po ditën e sotme Kolegji Zgjedhor ka hedhur shortin për shqyrtimin e çështjes. Nga shorti relator është përcaktuar Astrit Kalaja ndërsa anëtarët e tjerë do të jenë Dhurata Haveri, Marie Qirjazi, Sashenka Jonuzi dhe Petraq Dhimitri.

Seanca do të zhvillohet më 6 korrik në orën 10:00. Nëse Kolegji pranon kërkesën e Partisë Socialiste atëherë në Tiranë do të përsëritej i gjithë procesi zgjedhor. Në të kundërt, Lulzim Basha do të jetë Kryetari i ri i Bashkisë me 93 vota më shumë se Edi Rama.


Burimet