Konrad:Ligji Hungarez per shtypin me kujton regjimin nazist
Shkrimtari hungarez Gyorgy Konrad i ka krahasuar kufizimet për mediet në vendin e tij të ndërmarra nga qeveria, me fazën e hershme të regjimit nazist. Për gazetën "Berliner Zeitung" 77- vjeçari tha se ngjarja i kujton shumë vitin 1933 kur nacionalsocialistët morën pushtetin me masa gjoja demokratike. Në Hungari nuk mund të flitet më për demokraci, është shprehur Konrad. Një ligj i ri për mediet i qeverisë konservatore të djathtë në Hungari, i vendos gazetat, radion, televizionin dhe portalet e internetit në mbikeqyrjen e një autoriteti të posaçëm.
Shih dhe këtë
redakto- Hungari:Ligji per mediat con drejt Belarusit dhe je drejt BE (23. Dhjetor 2010)
Burimet
redakto- "RTSH.al" — 24. Dhjetor 2010