Hungari:Ligji per mediat con drejt Belarusit dhe je drejt BE
Ligji i ri për mediet i qeverisë konservatore të djathtë, i sapomiratuar në Hungari, ka shkaktuar kritika të ashpra në arenën ndërkombëtare. Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi qeverinë në Budapest, për shkeljen e parimeve kushtetuese në raport me mediet.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, sqaroi se ligji hungarez bie në kundërshtim me standardet e lirisë së shtypit.
Eurodeputeti liberal Alexander Alvaro deklaroi: „Në qoftëse ligji i ri hungarez për mediat hyn në vëtë vërtetë në fuqi me 1 janar atëherë Hungaria në aspektin mediatikopolitik lëviz më shumë në drejtim të Bjellorusisë dhe Rusisë sesa në drejtim të BE-së“, tha Alvaro. Ligji parasheh krijimin e një autoriteti mbikeqyrës të medieve, i cili në rastet e raportimeve jo të balancuara mund të shqiptojë gjoba shumë të larta
Burimet
redakto- "RTSH.al" — 23. Dhjetor 2010