Statusi: E mbaruar 12:30, 26 Janar 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Real Madridi më në fund ka arritur të transferoj në klub një sulmues. Bëhet fjalë për sulmuesin e Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, i cili u transferua te Mbretërit në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Emmanuel Adebayor

Spekulimet që janë bërë sot në mëngjes rreth këtij transferimi kanë përfunduar, pasi ky transferim u zyrtarizua në faqen zyrtare të Realit në të cilën shkruante “Real Madrid dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje që togolezi të luaj në Santiago Bernabeu deri në fund të sezonit”.

Adebayor do të udhëtojë në Spanjë nesër ku do ti kryej testet mjekësore te Real Madridi.

26 vjeçari do të jetë një zgjedhje perfekte për Mourinhon, pasi që togolezi mund të luaj në këtë sezon edhe në Ligën e Kampionëve.

Burimet redakto