Zvicra ngrin fondet e ben Ali dhe Laurent Gbagbo
Zvicra vendosi të ngrijë të ardhurat që presidenti tunizian, Zine El Abidine Ben Ali dhe presidentit të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo si dhe bashkëpunëtorët e tyre mund të kenë në konfederatë. "Zvicra vendosi të bllokojë me efekt të menjëhershëm të gjitha fondet në Zvicër të ish-presidentit tunizian, Ben Ali dhe bashkëpunëtorëve të tij", theksoi në një konferencë shtypi presidentja zvicerane, Micheline Calmy-Rey. "Qeveria zvicerane vendosi përveç të tjerash të bllokojë të ardhurat e këtyre personave në Zvicër", shtoi ajo. Një vendim i njëjtë u mor edhe kundër presidentit të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo, i cili refuzoi t'i hapë rrugën presidentit të njohur nga komuniteti ndërkombëtar, Alassane Ouattara, në përfundim të zgjedhjeve presidenciale në fund të muajit nëntor.
Burimet
redakto- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 20. Janar 2011