Zbulohet rrezatim në eksportet nga Japonia

Statusi: E mbaruar 21 Mars 2011 07:45 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Zyrtarët tajvanezë kanë zbuluar sasi të rrezatimit në fasulën e importuar nga Japonia. Ky është rasti i parë i ndotjes radioaktive që është raportuar në eksportet e Japonisë.

Qendra për monitorimin e energjisë atomike në Tajvan tha se sasia e rrezatimit është nën nivelin e lejueshëm dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin e njeriut.

Zëdhënësi i Qeverisë japoneze, Juko Edano, tha se Tokio do të vendosë të hënën nëse do të kufizojë konsumet dhe dërgesat e ushqimeve nga zona e Fukushimës.

Nivele të larta rrezatimi janë gjetur në qumështin dhe spinaqin që kanë ardhur nga hapësirat rreth centralit të dëmtuar bërthamor.

Burimet redakto