Zbulohet një formë e re jete në liqenin e Kalifornisë
Një grup shkencëtarësh amerikanë njoftuan sot se kanë zbuluar një formë të re jete, të fshehur në fund të liqenit të Kalifornisë.
Bëhet fjalë për një lloj bakteri të aftë të zhvillohet duke u nisur nga arseniku dhe ta ndërthurë helmin e fortë natyrorë në ADN-në e tij.
Risinë e përbën fakti që arseniku përdoret si element bllokues i zhvillimit të një organizmi dhe shkatërrues i tij", deklaroi profesori Ariel Anbar, bashkëdrejtues i studimit, që financohet nga Nasa, që do të publikohet në revistën Shkenca.
Ky zbulim i ripërkufizon atë çka shkenca i konsideron si elementet bazë të nevojshme për zhvillimin e një organizimi jetësor, që janë karboni, hidrogjeni, azoti, oksigjeni, fosfori dhe squfuri.
Referenca
redakto- Balkanweb.com (04.12.2010)