Xhirimet e videos së re, Britney Spears larg drogës e alkoolit
Alkooli dhe droga kanë qënë të ndaluara në vendin ku u xhirua klipi i fundit i këngëtares Britney Spears. Lajmi bëhet publik nga revista e faqeve gosip TMZ.
Producentët e videoklipit të fundit të Britney Spears u siguruan që këngëtarja të mos binte në kontakt me alkoolin dhe drogat.
I gjithë stafi që ka punuar me Spears në xhirimin e klipit të këngës “Till The World Ends”, ishte detyruar të nënshkruante një marrëveshje prej gjashtë faqesh për t’u siguruar që ylli nuk do t’i ekspozohej alkoolit apo substancave narkotike.
“Nënshkruesi pranon se është thelbësore që Britney të mos ketë kontakt me alkoolin, drogën, apo çfarëdolloj substance të kontrolluar”, shkruan revista TMZ.
Burimet
redakto- "Xhirimet e videos së re, Britney Spears larg drogës e alkoolit" — Balkanweb, 22. Mars 2011