Wikileaks:Regjimi ne Belarus, kriminal
Zbulimet e fundit të WikiLeaks nga dokumentet sekrete diplomatike amerikane e përshkruajnë qeverinë në Belarus si “regjim kriminal me një natyrë të dhunshme dhe autoritare”. Vlerësimi u citua nga e përditshmja spanjolle El Pais. Mesazhet diplomatike të shkruara nga diplomatët amerikanë në Minsk në vitin 2007 dhe 2008 e përshkruajnë presidentin Aleksandër Lukashenko si “diktator” dhe një “fshatar i kthyer në zyrtar të ideologjisë”, të cilin revolucioni sovjetik e kishte bërë të besonte se “shteti udhëheq popullin”.
Burimet
redakto- "RTSH.al" — 22. Dhjetor 2010