Wikilajme:Politika e emrit të përdoruesit

Emrat e përdoruesve në Wikilajme janë të rëndësishëm: të gjitha redaktimet tuaja i atribuohen emrit tuaj të përdoruesit, dhe faqja juaj e diskutimit është një pikë qendrore për përdoruesit e tjerë që t'ju kontaktojnë.

Mos krijoni emra përdorueish që janë fyes ose tentojnë të shtiren si një përdorues tjetër. Llogari të tilla mund të bllokohen, dhe mund t'ju kërkohet ndryshimi i emrit të përdoruesit. Gjithashtu mos krijoni emra përdoruesish që kanë shenjën (@) ose që është posta juaj elektronike (ka një karakter tjetër të ngjashëm me @ që mund të përdorni).

Nga mirësjellja për përdoruesit e tjerë, ju lutemi mos krijoni emra përdoruesish që mund të jenë çorientues ose të ngatërrueshëm. Për shembull, emri i përdoruesit "Emër përdoruesi" është i ngatërrueshëm. Nëse nuk jeni të sigurt, ju lutemi pyesni këtu.

Ndryshimi i emrit të përdoruesit redakto

M.q.s. Wikilajme nuk ka ende një burokrat, kërkesat për ndryshimin e emrit të përdoruesit duhet te bëhen tek Meta.