E hënë, 2 maj 2011

Osama bin Laden, organizator i sulmeve të 11 shtatorit në tokën amerikane
Fjalimi i Presidentit Barak Obama (anglisht)


Kryetari amerikan Barack Obama ka njoftuar nga Shtëpia e Bardhë se forcat amerikane kanë vrarë gjatë një operacioni Osama bin Ladenin, kreun e organizatës terroriste al-Kaeda.

Z. Obama tha se ka dhënë urdhër për të kapur terroristin saudit pasi forcat amerikane kishin marrë njoftime zbulimi për vendndodhjen e tij.

Bin Ladeni u vra nga forca e operacioneve speciale 50 kilometra në veri të Islamabadit, kryeqytetit të Pakistanit. Përkundër lajmeve të maparshme se bin Ladeni fshihej në male, ai banonte në një ndërtesë të rahatshme në një lagje periferike të Abbottabadit. Megjithatë, rezidenca nuk kishte lidhje telefonike ose të internetit, me qëllim që mos të diktohej nga agjentët e zbulimit.

Operacioni njoftohet të ketë zgjatur rreth 40 minuta, gjatë të cilave ka patur shkëbim zjarri. Veç bin Ladenit u vra edhe një grua dhe janë plagosur disa tjera që terroristët i përdornin si mburoja të gjalla.

54-vjeçari Bin Laden ka qenë i kërkuar prej autoriteteve të Shteteve të Bashkuara që para sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në tokën amerikane. Pas këtyre veprimeve të organizuara prej al-Kaedës, Shtetet e Bashkuara nisën dy luftëra kundër terrorizmit, në Afganistan, ku atëherë ndodhej bin Ladeni, dhe në Irak -- ndonëse sot ka mospajtime se kjo e fundit kishte të bënte me bin Ladenin.

Sipas njoftimeve të përmjeteve të lajmeve, bin Ladeni ka qenë mbrëmë më tepër figurë simbolike për terroristët sesa një udhëheqës i efektshëm dhe operativ i al-Kaidës.

Turma qytetarësh në Washington, New York dhe qendra tjera në tanë Amerikë janë mbledhur për të kremtuar rastin, që e cilsojnë arritje të madhe ushtarake për vendin e tyre. Për 10 vjetët e fundit, pasojat e 11 shtatorit dhe luftërat që u filluan si kundërpërgjigje për sulmet e asaj dite kanë qenë pjesë e përditshmërisë së shumë amerikanëve.


Burimet