Venezuela refuzon kandidaturen e ShBA per ambasador
Venezuelaiu ka drejtuar nje note proteste Shteteve te Bashkuara lidhur me emerimin e Leri Palmer ambasador ne kete vend. Me heret presidenti Hugo Çavez kishte deklaruar se Palmerit i eshte ndaluar hyrja ne Venezuele, nese ai do te perpiqet per te ushtruar detyren e ambasadorit, ndersa me pas qeveria njoftoi se ajo e kishte anuluar vendimin e saj per konfirmimin e emrimit te Palmerit ambasador ne kete vend.
Ne Uashington persona zyrtare te Deparartamenit te Shtetit njoftuan se qeveria amerikane i beson plotesisht Palmerit dhe se refuzimi nga ana e Venezueles per ta miratuar emerimin e tij do te kete pasoja, te cilat ekzistojne edhe pa kete akt, per marredheniet e tensionuara midis dy vendeve. Nderkohe, parlamenti i Venezuelës e ka miratuar një ligj për ashpërsimin e rregullave mbi përmbajtjen e internetit, por kritikët thonë se ligji është sulm ndaj fjalës së lirë.
Sipas ligjit, i cili mbështetet nga presidenti Hugo Çavez, faqet e internetit mund të gjobiten nëse në to shfaqen imazhe apo pamje që nuk i respektojnë autoritetet publike, që nxitin apo promovojnë urrejtje, apo e shqetësojnë rendin piublik.Politikanët e opozitës votuan kundër ligjit, duke e quajtur kufizim të lirisë së shprehjes.
Burimet
redakto- "RTSH.al" — 21. Dhjetor 2010