Vejusha gazmore së shpejti në skenën e Teatrit të Operas

Statusi: E mbaruar 12:50, 19 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor vë në skenë operetën në tre akte "Vejusha gazmore" me libret të Victor Leon & Leo Stein. Me regji të Christian Papke dhe skenografi të Aloise Gille ajo vihet në skenë në datat 23, 24, 25, 26 dhjetor nën interpretimin e artistëve të Teatrit të operës.

Ajo flet për Anën, një vajzë e re nga Shqipëria që është larguar herët së bashku me prindërit nga Tirana për në Francë dhe Danilo, një dandy nga një familje tradicionale franceze, janë një çift i dashuruar, por për disa arsye lidhja e tyre do të shkëputet. Dy origjina të ndryshme: një e vjetër aristokrate perëndimore dhe një e re e thjeshtë nga juglindja evropiane ndeshen me njëra-tjetrën. Por dashuria mbase do t'i kishte kapërcyer pengesat, nëse nuk do të ndërhynin prindërit e Danilos, me botëkuptimin dhe paragjykimet e vjetruara. Martesa mes Danilos dhe Anës anulohet dhe lidhja e tyre prishet.

Danilo jepet pas aferave të ndryshme. Kurse Ana vendos të marrë më të mirën nga ajo që mund t'i ofrojë Perëndimi sipërfaqësor: sigurinë financiare. Prandaj martohet me një burrë pasanik, bankierin plak Glavari.

Burimet

redakto