Ultimatum drejtuar Gbagbos
Liderët nga Afrika Perëndimore i kanë dhënë ultimatum liderit të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo, që të tërhiqet ose mund të ballafaqohet me forcë të jashtme ushtarake. Kandidati presidencial rival i tij, Allasane Ouatara, është njohur ndërkombëtarisht si fitues i zgjedhjeve presidenciale në Bregun e Fildishtë, që u zhvilluan muajin e kaluar.
Por, Gbagbo ka refuzuar ta pranojë disfatën, duke thënë se ai është viktimë e një komploti të jashtëm, të udhëhequr nga ish-pushtuesi kolonial, Franca dhe nga Shtetet e Bashkuara. Presidentët nga Benini, Kape Verde dhe Sierra Leone, dje janë takuar në Abixhan me Gbagbon dhe, sipas zyrtarëve, i kanë thënë atij se duhet të largohet shpejt ose ballafaqohet me aksion ushtarak nga forcat e vendeve afrikane. Ata, po ashtu, janë takuar edhe me Allasane Ouatara, i cili po qëndron në një hotel në kryeqytetin Abixhan, i ruajtur nga qindra trupa paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.
Burimet
redakto- "www.RTSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 29. Dhjetor 2010