Ukrainë: Vritet lideri i partisë së Industrialistëve
Lideri i Partisë së Industrialistëve të Ukrainës, Aleksandar Korbçinski humbi jetën gjatë një atentati në Odesa, njoftoi sot policia ukrainase. Politikani 41-vjeçar ishte viktimë e një kurthi, ndërsa udhëtonte në makinë me bashkëshorten. Sipas dëshmitarëve, një person ka qëlluar të paktën katër plumba me një pistoletë me silenciator që kanë goditur Korbçinskin.
Burimet
redakto- "www.RTSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 06. Janar 2010