Uillson: Në Lisbonë lëshohet mundësia për anëtarësimin e Maqedonisë
Leksioni nga Bukureshti dhe Lisbona është se SHBA-ja dhe forcat e tjera të mëdha nuk mund të ndihmojnë të zgjidhet kontesti midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, por Uashingtoni edhe më tej duhet t'i inkurajojë të dyja palët që të arrijnë marrëveshje, vlerëson Dejmon Uillson, nënkryetar dhe drejtor i programit për siguri ndërkombëtare në Këshillin Atlantik në Uashington.
Ai, në një deklaratë për Zërin e Amerikës, programi në gjuhën maqedonase, thekson se në komunikatën përfundimtare të Samitit në Lisbonë u përsërit konstatimi nga ai paraprak në Bukuresht para dy viteve e gjysmë, se Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s kur do ta zgjidhë problemin me emrin. "Është dëshpëruese që u lëshua mundësia. Kjo çështje mund të zgjidhet në çdo kohë, por një samit jep moment më të madh politik, ngarkesë, kujdes për këtë. Do të ishte mirë për Maqedoninë, por edhe për sinjalin - që zgjerimi i NATO-s vazhdon", thekson Uillson. Sipas tij, problemin me emrin duhet ta zgjidhin të dyja palët e involvuara. "Përvoja ime ishtë se kur u mbështetëm në Athinën që të arrihet zgjidhje, nuk pati sukses, përkundrazi - me siguri ishte kontraproduktive. Nxorën konstatim se Shkupi dhe Athina duhet të së bashku të ulen në tryezë dhe të gjejnë vendim. Kjo nuk është argëtuese, nuk është lajm i mirë të cilin qytetarët e Maqedonisë dëshirojnë ta dëgjojnë, por për fat të keq i këtillë është realiteti sot", thotë Uillson. I pyetur nëse mund të pritet vendet e tjera anëtare të NATO-s dhe BE-së të bëjnë presion mbi Greqinë që të mos e bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë, Uillson thotë se në praktikë kjo gjë nuk është e mundur. "Në praktikë, jo. Greqia është anëtare e dy klubeve dhe ka të drejtën e vetos. E drejtë ose jo, për fat të keq, i tillë është realiteti. Nëse Maqedonia sheh që vendet e tjera t'ia zgjidhin problemin - atje nuk është zgjidhja", komenton Uillson, sipas të cilit zgjidhja është në tyrezën negocuse me Greqinë.
Referenca
redakto- Lajmet.com (06.12.2010)