Tunizi i pershire ne protestat e dhunshme
Trazirat më të rënda që prej dhjetëra vitesh në Tunizi kanë përfshirë kryeqytetin e vendit Tuniz. Policia iu përgjigj me të shtëna paralajmëruese dhe gaz lotsjellës qindra të rinjve, të cilët hodhën gurë kundër policëve dhe shkatërruan dyqanet. Iu vu zjarri edhe një banke dhe një ndërtese qeveritare. Përleshje të ngjashme pati edhe të martën në qytetin Gassrine në perëndim të Tunizisë. Atje humbën jetën katër persona.
Në protestat e dhunshme për më shumë vende punë dhe kushte më të mira jetese në mbarë vendin sipas të dhënave zyrtare janë vrarë 23 vetë. Aktivistët për të drejtat e njeriut raportuan se numri i të vdekurve është 35. Präsidenti Zine al-Abidine Ben Ali tha se protestat kontrollohen nga jashtë për t'i sjellë dëm Tunizisë. Ai deklaroi se deri në fund të vitit 2012 do të hapë 300.000 vende pune. Shkollat dhe universitetet janë mbylur deri në një afat të pacaktuar.
Burimet
redakto- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 12. Janar 2011