Tri shfaqje ne Teatrin Kombetar
Në kuadrin e javës teatrore të të rinjve në sallën e retë Teatrit Kombëtar në Tiranë do të shfaqen tri pjesë të vëna në skenë nga të rinjtë. Premiera e dramës "Huadhënësja zonjusha Zhuli" të Johan August Strindberg vihet në skenë në datën 4 dhjetor, ora 19:00, me regji të Luljeta Hoxhës. Ngjarjet e kësaj drame zhvillohen në një natë vere të vitit 1874 në pronën e një konti në Suedi. Zhuli, vajza e kontit, për t'iu shmangur pak jetës së saj ndrydhur nga rregullat shoqërore dhe për tu argëtuar shkon dhe kërcen në festën vjetore të verës së shërbëtorëve, ku tërhiqet nga një shërbëtor me emrin Jean, një njeri i gjezdisur dhe me përvojë. Ngjarjet zhvillohen në kuzhinën e shtëpisë së babait të Zhulit. Këtu, ndërsa e fejuara e Jeanit, gjithashtu një shërbëtore, gatuan apo fle, Zhiuli dhe Jean bisedojnë dhe flirtojnë me njëri-tjetrin. Johan August Strindberg (1849 - 1912) është një dramaturg, romancier dhe eseist suedez. Për të shkruar veprat e tij ai është mbështetur kryesisht në përvojën dhe jetën e tij vetjake. Gjatë karrierës së tij 40-vjeçare, ai ka shkruare 60 pjesë teatrale dhe 30 veprat të tjera si romane, autobiografi, vepra historike, analiza kulturore dhe politike.
Burimet
redakto- Gsh. "Balkanweb.com" — 10. Dhjetor 2010