E hënë, 21 maj 2012

Të paktën 13 të vdekur dhe 20 të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme. Një autobus me 33 studente të universitetit Aleksandër XhuvaniElbasanit ka rënë në një greminë rreth 80 m të thellë në vendin e quajtur Qafa e Vishës. Mësohet se autobusi drejtohej nga 55 vjeçari Pëllumb Çela, i cili edhe ai ku humbur jetën së bashku me 12 studente. 11 prej viktimave ndodhen në morgun e Vlorës, ndërsa 2 të tjerë në Tiranë.

Skeda:Tragjedia në Himarë.gif

8 helikopterë janë vënë në dispozicion për transportimin e studenteve nga spitali i Himarës drejt spitalit Ushtarak në Tiranë.

Pas kësaj ngjarjeje, politikanët kryesorë shqiptarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për viktimat, ndërsa kreu i opozitës, Edi Rama dhuroi edhe gjak në spitalin Ushtarak.

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave me kërkesë të kryeministrit Sali Berisha shpalli ditë zie kombëtare ditën e martë. Vendimin e Këshillit të Ministrave mund ta lexoni këtu, ndërsa listën e studenteve mund te lexoni këtu.


Burimet

 
Wikipedia
Wikipedia ka më shumë për këtë temë: