Tragjedi në Fratar
Një festë dhe një tragjedi për shqiptarët. Ndërsa në gjithë vendin njerëzit gëzonin heqjen e vizave dhe kalimin e lirë për në Europë, autobusi i linjës Tiranë-Athinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë 100 metra në humnerë. Për pasojë kanë humbur jetën 9 persona, bënë të ditur burimet zyrtare të Policisë së Shtetit, ndërsa janë plagosur rëndë 41 të tjerë. Policia e Shtetit njoftoi mesditen e sotme se shkak i aksidentit ka qene humbja e kontrollit te automjtetit nga ana e shoferit grek, ndersa perjashtoi si shkak perdorimin e alkolit, kushtet atmosferike apo shpejtesine e autobusit.
Shkaku i aksidentit
redaktoGabim njerëzor, kështu e cilëson policia e Shtetit shkakun e aksidentit të rendë që ndodhi mbrëmjen e së hënës në fshatin Ziaj të komunës Fratar përgjatë aksit rrugor Fier-Tepelenë. Sipas policisë së Shtetit kontrolli autoteknik i automjetit ka treguar se nuk ka pasur asnjë defekt, dhe se shpejtësia me të cilën udhëtonte autobusi i drejtuar nga shtetasi grek Tomas Tsogas, ka qenë 60 km/orë, brenda normave të lejuara.
Gjithashtu sipas policisë ka rezultuar se dretjuesi i autobusit nuk ka qenë i dehur. Të gjitha këto sipas policisë tregojnë qartë se shkak i aksidentit ka qenë një gabim njerëzor, humbje e vëmendjes e për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit duke shkaktuar këtë tragjedi të rëndë që coi në vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e 41 të tjerëve.
Ndërkaq bëhet e ditur se Policia e qarkut të Fierit ka bërë ndalimin e shtetasit grek Tomas Tsogas. Prokuroria e Fierit ka lëshuar urdhër arrestin për shtetasin grek Tomas Tsogas dhe policia e Fierit ka bërë edhe ndalimin e tij.
Të plagosurit
redakto- Brixhilda Hoxhaj, 30 vjeç
- Lorenc Hoxhaj, 6 vjeç
- Lorenc Hoxhaj, 10 vjeç
- Edlira Haldedaj, 27 vjeç
- Elisavda Haldedaj, 6 vjeç
- Armela Berisha, 24 vjeç
- Shqiponja Hoxhaj, 22 vjeç
- Elisabeta Hoxhaj, 34 vjeç
- Brunilda Halilaj, 16 vjeç
- Valbona Guma, 17 vjeç
- Boci Rina
- Daniela Papallaçi, 21 vjeç
- Eduart Premçi, 21 vjeç
- Ervin Mema, 34-vjeç
Të vdekurit
redakto- Fredi Guma, 45 vjeç nga Frakull i Vogël, Lushnjë;
- Manushaqe Bali, 33 vjeç nga Lushnja;
- Refotaq Bashllari nga Tirana;
- Dhurata Halilaj 45 vjeç nga Laçi;
- Marjola Guma, 13 vjeç nga Fieri;
- Nikollë Nina, 75 vjeç nga Durrësi;
- Dallëndyshe Shuli nga Lushnja;
- Aferdita Basha 40 vjeç nga Laçi
- Karafil File, vjec 35, nga fshati Peshtan, Berat[1]
Referencat
redakto- ↑ BalkanWeb.com (10.11.2010)