Statusi: E mbaruar 12:45, 17 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi po planifikon ta padisë zviceranin Dick Marty, raporti i të cilit sugjeron se ai është kreu i mafies shqiptare dhe se ka nxjerrë organe serbësh për t’i shitur kur ka qenë në krye të UÇK-së. Associated Press raporton se Thaçi tashmë ka kontaktuar avokatë për të përgatitur një padi kundër anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Marty, transmeton portali indexonline.

Qeveria e Kosovës i kishte hedhur poshtë menjëherë akuzat, por Thaçi nuk është parë në publik që prej ditës së raportimit nga gazeta Guardian. Kryeministri në largim planifikon ta padisë edhe gazetën britanike, e cila ishte e para që e publikoi raportin.

Shih dhe këtë

redakto

Burimet

redakto