Suedi,mbretëresha plagoset pas incidentit me paparacin

Statusi: E mbaruar 6 Prill 2011 15:01 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Mbretëresha Silvia e Suedisë u plagos në këmbë dhe në kyçin e dorës në fillim të javës në përpjekje për t'i shpëtuar një fotografi të tabloidit suedez Aftonbladet në New York, njoftoi sot Pallati mbretëror.

Silvia e Suedisë

Bashkëshortja e mbretit Carl XVI Gustaf 67- vjeçe, ishte duke bërë pazar të hënën me vajzën e saj të vogël, princeshën Madeleine, kur u përballën me një fotograf i cili nuk deshi t'ia dinte për kërkesën e tyre për t'i lënë të qeta, shpjegoi pallati.

"Mbretëresha zgjodhi të kalonte nga një derë e shërbimit dhe të nxitonte drejt makinës së saj të parkuar për t'i shpëtuar fotografit i cili e ndiqte pas. Atëherë mbretëresha u rrëzua dhe u plagos në këmbë dhe në kyçin e dorës",- citohet në një komunikatë të pallatit mretëror.

E përditshmja Aftonbladet, e cila nxjerr përfitime bashkë me rivalin e saj Expressen nga fakte dhe gjeste të familjes mbretërore, njoftoi sot nëpërmjet kryredaktorit të saj "se shpreh keqardhjen për incidentin", ku u përfshi një fotograf i pavarur.

Burimet

redakto