Studimi, higjiena e tepërt dëmton shëndetin
Shkencëtarët bëjnë të ditur se higjiena e tepërt ndikon në sistemin imunitar të fëmijëve dhe të rinjve.
Studiuesit e shkollës mjekësore në Universitetin e Michiganit pohuan se fëmijët dhe të rinjtë, të cilët përdorin shumë sapunët antibakterial që përmbajnë triklosan, rrezikohen më shumë nga alergjitë dhe gripi.
Sipas rezultateve të jesh shumë i pastër mund të të sëmurë.Krahas kësaj në studim bëhet e ditur se ekspozimi i tepërt ndaj BPA (Bisfenol kimik A) mund të dobësojë edhe sistemin imunitar të një të rrituri.Triklosani i përdorur shumë në sapunët antibakterialë, kolinozët, aparaturat mjekësore dhe çantat e bebeve është një agjent antimikrob. Ndërsa BPA është pjesë përbërëse e kimikatit që ambalazhon produkte ushqimore si konserva, lëngjet e frutave, qumështi e tjerë. Në të njëjtën kohë është pjesë e rëndësishme e plastikës polikarbon. Kjo lëndë ndikon në sistemin hormonal të njerëzve.Në këtë studim studiuesit e shkollës mjekësore të universitetit analizuan të dhënat e marra nga anketat mbi Shëndetin kombëtar dhe ushqyerjen, të zhvilluara gjatë viteve 2003-2006.
Specialistët krahasuan diagnozën e llojeve të ndryshme të alergjive me nivelin e triklosanit, BPA dhe sitomegalovirus të gjendur në urinën e fëmijëve mbi gjashtë vjeç dhe të rriturve. Sipas të dhënave bëhet e ditur se personat mbi 18-vjeç që paraqitën një nivel të lartë të BPA-së kanë një nivel të lartë të CMV antitrup. Te të rinjtë që patën një nivel të lartë të triklosani u vërtetua se rrezikohen shumë here më shumë nga shfaqja e gripit apo alergjive të tjera.
Burimet
redakto- "Balkanweb.com" — 16. Dhjetor 2010