Studentët nismëtarë të ndryshimeve

Statusi: E mbaruar 18:10, 02 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Në diten e dytë të fushatës elektorale, Lëvizja VETËVENDOSJE! në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë ka takuar studentët dhe profesorët universitar.

Demonstrata në vitin 2007 në Prishtinë

Tubimin e hapi kandidatja për deputete, Zanita Halimi e cila iu drejtua studentëve me fjalët “Lëvizja VETËVENDOSJE!, konsideron studentët si mendje të një kombi, sepse proceset pozitive për Kosovën kanë lindur pikërisht nga studentët dhe nga universiteti. Lëvizja VETËVENDOSJE! në listën e saj ka një numër të konsiderueshëm të profesorëve dhe studentëve. Kam kënaqësinë t’i thërras me rradhë:

Drenushë Xhemajli, Glauk Konjufca , Hedvig Kadriu, Hysamedin Feraj, Flaka Dika, Isa Elezaj, Hatixhe Latifi-Pupovci, Jahja Dranqolli, Imer Halimi, Majlinda Xhelaj, Nexhmedin Shaqiri, dhe Ramadan Limani”.

Më pas kandidatja Drenushë Xhemajli duke folur për rolin e studentëve në Kosovë ndër të tjera tha, “Studentët njihen si simbol i rezistencës shoqërore kundër çfarëdo padrejtësie që bëhet. Studentët janë pjesa më vitale e një shoqërie për ndryshime. Në shumicën e vendeve të botës, studentët kanë pasur e kanë lëvizje e organizime përmes të cilave luftojnë për ndryshimet rrënjësore politike, zhvillim ekonomik e social, si dhe kushte dinjitoze studimi. Në Kosovë, gjatë viteve të fundit, është investuar në shndërrimin e kësaj pjese vitale shoqërore në një strukturë heterogjene, të qetë dhe të dëgjueshme. Duke ua mbjellur frikën dhe duke i bindur se sistemi është i tillë çfarë është dhe se nuk mund të ndryshohet.

Prania juaj këtu, e tregon se i kemi të gjitha mundësitë ta ndryshojmë gjendjen e ta kemi studentin të mobilizuar dhe aktiv.


Studentit i duhet përkrahja e shtetit në çdo hap që e bën dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! gjithmonë ka pasur kujdes të veçantë për studentët.

Prandaj, me 12 dhjetor votojeni Lëvizjen VETËVENDOSJE!, votojeni numrin 40, sepse Lëvizja së bashku me ju studentët do i bëj ndryshimet në Kosovë”.

Ndërsa Glauk Konjufca studentëve u tha se “Sa herë që në Kosovë është ngritur studenti, Kosova e ka bërë një hap të madh përpara. Më 1968, 1981, 1990 e 1997, studentët u çuan për liri e mirëqenie, për barazi e shkollim.

Kurdo që në Kosovë janë bashkuar studentët, është bashkuar edhe populli. Edhe gjatë luftës çlirimtare, ishte rinia studentore ajo që u vu në ballë të luftës për liri. Në të kaluarën studentët u bashkuan kundër shtypjes së huaj.

Tash është koha për një tjetër bashkim të madh – bashkimin kundër keqpërdoruesve vendës dhe ndëshkimin e tyre më 12 dhjetor”.

Pas Konjufcës studentëve iu drejtua edhe William walker i cili tha që pajtohet me parafolësit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, për rolin e studentëve dhe ndryshimin që do ta sjellin ata. “Kam ardhur këtu për ta përkrahur zhvillimin e Kosovës, që e dua shumë. Qeverisja e dy viteve të fundit, dhe ata që qeverisën, ju drejtuan në drejtim të kundërt. Politikanët lejuan korrupsionin, krimin e organizuar e krimet ekonomike dhe e sollën Kosovën në këtë gjendje. Pra duhet ta ndryshoni orientimin qysh sot.

Pjesa më e madhe e popullsisë së Kosovës e kanë kuptuar tashmë se gjërat nuk po ecin mirë.

Hashim Thaçi para 15 viteve ishte vet student, e lider i studentëve. E ky është shembull i cili tregon se jo të gjithë studentët rriten e piqen, dhe vazhdojnë t’i mbrojnë idealet që kanë pasur”. Ëalker i ftoi studentët dhe qytetarët e pranishëm që më 12 dhjetor të votojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, “Më 12 dhjetor dilni votoni për Albin Kurtin dhe për Lëvizjen VETËVENDOSJE! unë si William walker nuk mundem ta votoj, por ju mundeni. Prandaj dilni e votoni për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”

I fundit studentëve iu drejtua Albin Kurt i cili ndër të tjera tha se, “Të flasësh për demokraci, kur s’ke sovranitet e zhvillim ekonomik është sikur të flasësh për kulmin e një shtëpie që i ka themelet e prishura. Një arsim cilësor sjell zhvillim ekonomik, një arsim cilësor përgatitë njerëz për shtet sovran. Vitet 81, 89, 90, 97, 98 janë vite që përmirësuan pozitën politike të Kosovës”.

Kurti pas ndërprejrjeve të shpeshta nga duartrokitjet e të pranishmëve vazhdoi duke thënë se “Studenti studion, kritikon dhe vepron. Ajo që na nevojitet është ribërja e politikanëve studentë. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për arsim publik cilësor për të gjithë qytetarët pa dallime etnike, sociale apo gjinore”.

Kurti foli edhe për ndërlidhjen e domosdoshme të arsimit cilësor me zhvillimin ekonomik “Zhvillimi i arsimit duhet të lidhet me zhvillimin ekonomik dhe prodhimtarinë. Në një vend ku s’ka fabrika, universitetet rrëzikojnë të bëhen fabrika diplomash. Ai kritikoi edhe politikat arsimore të deritanishme “Nuk përparon Kosova duke premtuar me fjalë paga më të larta për profesorët e arsimtarët me qëllim që të fitohen votat e tyre, por duke e rritur buxhetin për arsim”.

Albin Kurti përmbylli tubimin me porosinë “Lëvizja VETËVENDOSJE! beson se bashkë është e mundshme, e njëherë kur të bëhemi bashkë atëherë gjithçka është e mundshme.

Pra bashkë është e mundshme, reflektoni arsyeshëm më 12 dhjetor, votoni Lëvizjen VETËVENDOSJE!”

Referenca

redakto