Skandali, mjekët futen në operacion pa i larë duart
Mjekët shqiptarë jo vetëm japin antibiotikë vend e pa vend, por nuk kujdesen as që salla e operacionit të jetë sterile përpara se të futet pacienti për ndërhyrjen kirurgjikale. Një studim i bërë nga Gjergji Koja, Zaide Sulejmani dhe Eugena Tomina, për periudhën janar-mars 2011, në disa prej klinikave kryesore të QSUT-së, ka rezultuar se ata kanë një ngarkesë të lartë mikrobike. Shtoji kësaj edhe përdorimin e shpeshtë të antibiotikëve, e rendisin Shqipërinë si vendi që ka shifrat më të larta në të gjithë Evropën të rezistëncës ndaj antibiotikëve. Shifrat janë bërë publike dje në ditën botërore të shëndetit, që i është kushtuar rezistencës ndaj antibitoikëve.
Të dhënat
redaktoSipas studimit të Gjergji Kojës, Zaide Sulejmanit dhe Eugena Tominas, ekzaminimet për ngarkesën mikrobike janë kryer në salla operatore, reanimacion, mjedisit në këto sallë, aparaturat e sterilizimit, instrumentat kirurgjikalë dhe procedurat e larjeve të duarve. Dhe rezultatt nuk kanë qenë aspak të mira. "Sipas ekzaminimeve të bëra në repartin e Onkologjisë u konstatua një ngarkesë mikrobike me mbizotërim të gram negative, ku u izolua E.Coli. Ekzamanimet janë marrë në mëngjes ku normalisht duhet të ishte bërë pastrimi, larja dhe dezinfektimi, por aty nuk ishte bëra asnjëra nga këto veprime të lartpërmedura.
Kjo tregon për një neglizhencë të kushteve higjieno-sanitare që ata tregojnë për ambientet e punës, ku për pak çaste do të bëheshin gati për të futur pacientin në operacion, - thuhet në studimin në fjalë. - Brenda në bllokun operator ishte dhoma e reanimacionit dhe mund të theksojmë se kishte shumë hyrje dhe dalje të familjarëve brenda në bllok, gjë që çon në kontaminimin akoma të mëtejshëm të këtyre ambientëve". Gjithashtu mangësi janë vërejtur edhe te Okulistika, ORL dhe Maxilo-Facial.
"Brenda në sallën e Okulistikës mbanin një autosteril ku avujt e tij qëndronin përsëri në atë ambient që jep direkt kontaminim të sallës në të cilën bëhen edhe ndërhyrjet kirurgjikale. Sipas akzaminimeve të bëra në të tërë kompleskin e këtyre sallave operatore u izoluan gram-negativët, E.Coli dhe Pseudomanas (në sipërfaqe dhe orendi). Tek personeli u vu re një mangësi, që nga pjesa e kontaminuar që ishte në të dalë të sallës, ata futeshin brenda në sallë (pasi ishin me dy dyer të gjitha sallat)", - thuhet më tej në këtë studim. Ndërkohë që ministri Vasili ka bërë apel për një përdorim më racional të antibiotikëve, në mënyrë që ata të jenë sa më efikas. "Qytetari shqiptar duhet të marrë barnat e duhura dhe në kohën e duhur", - ka deklaruar ai.
Sipas studimeve shkalla më e ulët e rezistencës vërehet në shtetet e Skandinavisë, të Baltikut dhe Holandë (1-10%), kurse shkalla më e lartë është në Ballkan, Itali, Spanjë e Portugali (30-50%). Ndërsa rezistenca ndaj antimikrobikëve është problem edhe për shëndetësinë panshqiptare me shifrat e rezistencës që janë ndër më të lartat në Evropë. Kjo pasi mjekë të ndryshëm, vetëm në bazë dyshimesh nënshkruajnë recetën me antibiotikë. Po ashtu edhe mbikqyrja laboratorike e rezistencës ndaj antibitikëve në vendin tonë, ende nuk është standardizuar plotësisht.
Burimet
redakto- "Skandali, mjekët futen në operacion pa i larë duart" — BalkanWeb, 08. Prill 2011