Siri: Arrestohen dhjetëra persona gjatë manifestimeve

Statusi: E mbaruar 29 Mars 2011 07:06 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Dhjetëra protestues u arrestuan gjatë manifestimeve të së premtes në Siri, u shpreh sot Observatori sirian i të drejtave të njeriut, me bazë në Londër. "Jemi informuar se dhjetëra protestues janë burgosur të premten gjatë manifestimeve në qytete të ndryshme dhe kemi një listë me emra", bëri të ditur komunikata me listën e 41 emrave të personave të burgosur në Damask dhe rrethinat, në Homs, Deir al-Zor dhe qytete të tjera. Amnesty International bëri të ditur një listë me 93 persona të arrestuar gjatë muajit mars për veprimtaritë e tyre në internet në Damask, Alep, Banias, Daraa, Hamas, Homs etj. Një protestë e paprecedentë kundër regimit vazhdon që prej dy javësh në Siri, sidomos në Deraa, në jug.

Burimet

redakto